Beogradi nuk ka se ç’të bisedojë më me Prishtinën, pasi kjo e fundit nuk e ndryshon qëndrimin e saj, deklaroi në Paris Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë negociatave me homologun e tij francez Jean-Marc Ayrault.

Serbia nuk zhvilloi dialog me Prishtinën, por morri pjesë në takimin për likuidimin e pranisë së saj në veri të Kosovës, tha Daçiç. Ai kujtoi se BE-ja më parë i pati premtuar Beogradit realizimin e planit për krijimin e një autonomie të gjerë për serbët e Kosovës, por gjatë negociatave ky premtim nuk u artikulua.