Këlyshi i gjitarit të quajtur Tubulidentata (ang. Aardvark, pig formicary) për herë të parë lindi në Rusi në kopshtin zoologjik të Ekaterinburgut, njoftohet ditën e mërkurë në faqen e Internetit të kësaj organizate. Emrin e vet Aardvark kafsha e mori për shkak të strukturës së veçantë të dhëmbëve - tuba dentine pa smalt dhe rrënjë, të cilat rriten gjatë gjithë jetës së tyre. Aardvark jetojnë në savanat afrikane. Gjatësia e trupit të tyre është nga 1-1.5 m, kurse pesha arrin ndonjëherë deri në 80 kg.

0Këto kafshë të rralla me strukturë trupore të ngjashme me atë të milingonëngrënësit, me veshë lepuri, feçkë derri dhe bisht kanguri për herë të parë në Rusi u sollën në kopshtin zoologjik të Ekaterinburgut pranverën e kaluar nga Tanzania (Afrika). Prandaj lindja e këlyshit "është një gëzim i madh për të gjithë komunitetin zoologjik", thuhet në njoftim.