Kryeministri serb Ivica Daçiç gjatë vizitës së tij në Moskë javën e ardhshme mund të diskutojë çështjen e Kosovës me autoritetet e Federatës Ruse, njoftoi të enjten gazeta ruse "Kommersant" (russ. "Коммерсантъ").

Një ditë më parë përfundoi raundi i 8-të i bisedimeve midis Daçiç dhe Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në lidhje me krijimin e autonomisë serbe në pjesën veriore të Kosovës, e cila është e populluar kryesisht nga serbët. 12 orë bisedime përfunduan pa rezultat.

Vizita e Daçiç ka të bëjë me datën 16 prill, kur BE-ja do t’i bëjë të ditur Serbisë vendimin lidhur me këtë çështje. Serbia po përballet me zgjedhjen mes dy të këqijave: të heqë dorë nga autonomia e serbëve të Kosovës apo nga integrimi në BE, çka do të ishte e mbarsur me pasoja të rënda për ekonominë serbe, sqaron gazeta.