Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë më 26 prill Alma-Ata për pjesëmarrje në Procesin e Stambollit për Afganistanin, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç. Sipas fjalëve të tij, pjesëmarrësit e takimit do të diskutojnë çështjet e luftës kundër trafikut të drogës dhe arsimit në Afganistan.

Llukasheviç rrëfeu se në kuadër të Dialogut të Stambollit operojnë 6 grupe pune, ku ndër të tjera Rusia dhe Azerbajxhani kryesojnë grupin antidrogë. Në këtë mënyrë Procesi i Stambollit plotëson veprimtarinë e bashkimeve të tilla rajonale si Organizata për Bashkëpunim e Shanghait. Procesi, i cili filloi në vitin 2011 në konferencën e Stambollit, bashkoi 15 vende aziatike për promovimin e stabilitetit në Afganistan.