Zëri i Rusisë Sekretari për shtypin i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, e quajti të rreme letrën e postuar në Internet, me të cilën Boris Berezovskij gjoja i drejtohej Vladimir Putinit, duke deklaruar se "ky dokument nuk është publikuar më parë".

Pak kohë më parë në Internet u shfaq letra që Berezovskij i adresonte Presidentit Vladimir Putinit, në të cilën oligarku kërkonte leje për t'u kthyer në Rusi si dhe falje për "ato vepra dhe fjalë" që ai "i kreu dhe i tha i duke qenë i verbuar nga inati". "Unë dua të vdes në tokën time", thuhet në letër.