Autoritetet e Koresë së Veriut mund të mbyllin përfundimisht Zonën e përbashkët industriale me Korenë e Jugut - Kaesong, pasi Koreja e Veriut "nuk përfiton asgjë" nga ekzistenca e kësaj zone të përbashkët industriale, njoftoi të enjten faqja zyrtare koreanoveriore e Internetit Uriminzokkiri.com.

Sipas njoftimeve, autoritetet e Koresë së Veriut e lanë në fuqi vendimin e marrë të mërkurën për ndalimin e aksesit shtetasve koreanë-jugorë në zonën Kaesong në territorin e Koresë së Veriut.

Zona industriale Kaesong është një rajon i posaçëm administrativ në Korenë e Veriut, ku operojnë rreth 120 kompani koreano-jugore. Zona Kaesong ndodhet në afërsi të zonës së demilitarizuar.