Autoritetet e Koresë së Veriut në ditët apo javët e ardhshme mund të realizojnë lëshimin e një rakete balistike. Këtë e dëshmojnë të dhënat e shërbimeve sekrete, njoftoi të enjten kanali televiziv amerikan CNN, duke cituar një përfaqësues të autoriteteve amerikane, identiteti i të cilit është mbajtur anonim. Burimi i kanalit televiziv nuk ka informacion mbi datën e saktë të lëshimit të mundshëm të raketës balistike.

Pak më herët të enjten mediat kineze njoftuan se sipas shërbimeve sekrete koreano-jugore, raketa, të cilën Koreja e Veriut e transportoi në bregun lindor të vendit, mund të lëshohet më 15 prill.