Në Ishullin Iturup (Ishujt e Kurileve të Jugut, Lindja e Largët e Rusisë) ndodhi rënie hiri si rezultat i zgjimit të vullkanit “Ivani i Tmerrshëm”. Distanca nga vullkani deri tek qendra më e afërt e banuar është 9 km. Nuk ka asnjë kërcënim për popullsinë lokale. Sipas fjalëve të banorëve vendas, hiri të kujton pluhurin e imët.

0Për herë të fundit “Ivani i Tmerrshëm” është zgjuar në gusht të vitit 2012, kur ndodhi emetimi i gazit pa hedhje të llavës, si dhe në vitet 1968, 1973 dhe 1989, kur nuk shkaktoi situata emergjente në Ishullin Iturup.