Programi bërthamor i Iranit është çështje e brendshme e Republikës, deklaroi sot në Teheran Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), Ali Asghar Soltanieh. "Irani e përdor teknologjinë bërthamore vetëm për qëllime paqësore, duke respektuar njëkohësisht Traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore. Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar, duke ushtruar presion mbi Teheranin, përpiqet ta privojë Iranin nga aksesi në burimin e besueshëm të energjisë", theksoi ai.

0Ali Asghar Soltanieh vuri në dukje gjithashtu se Republika Islamike e Iranit bashkëpunon në mënyrë aktive me ANEA-n, duke u qendruar besnike detyrimeve të saj ndërkombëtare.