Irani i ka ofruar Egjiptit një kredi prej 1 miliard $, deklaroi të enjten Kreu i misionit iranian në Egjipt, Mojtaba Amani. Kjo nismë u ndërmorr nga Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad në muajin shkurt, në një takim në Kajro me Liderin egjiptian Mohammed Mursi.

Marrëdhëniet midis Kajros dhe Teheranit u prishën në vitin 1980, pas nënshkrimit të Traktatit të paqes mes Egjiptit dhe Izraelit, si dhe për faktin se autoritetet egjiptiane i dhanë azil politik Shahut të rrëzuar me forcë nga pushteti Mohammad Reza Pahlavi. Të dy vendet i normalizuan marrëdhëniet mes tyre vetëm në vitin 2010.