Zëri i Rusisë Zjarrfikësit shuan zjarrin që shpërtheu në kompleksin e banimit 40-katësh "Grozni City" (Çeçeni, Rusi), në të cilin Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, i dhuroi një apartament me 5 dhoma aktorit të famshëm francez Gerard Depardieu.

Informacioni në lidhje me likuidimin e zjarrit, për shuarjen e të cilit u deshën plot 7 orë, u bë i ditur më 1:30 me orën e Moskës. Ministria rajonale e Situatave të Jashtëzakonshme njoftoi se fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar. Shkak i shpërthimit të zjarrit mund të ketë qenë një qark i shkurtër.

Sipas të dhënave të mediave ruse, apartamenti i Depardieu ndodhet në kullën fqinje të kompleksit të banimit, në të cilën nuk u përhap zjarri.