Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, në një deklaratë të lëshuar ditën e enjte në Bruksel, dënoi ekzekutimin me varje në burgun qendror në Kuvajt të tre të dënuarve për vrasje. Dënimet me vdekje u ekzekutuan më 1 prill, pas një ndërprerje 6-vjeçare.

0Catherine Ashton i bëri thirrje Kuvajtit t'i kthehet respektimit të moratoriumit për dënimin me vdekje "si hap i parë drejt bashkimit me komunitetin e gjerë" të shteteve ku ai është anuluar.