Lideri i Partisë Punëtore Kurde, që është duke vuajtur aktualisht dënimin në burg, Abdullah Oçalan (Abdullah Öcalan) u bëri thirrje mbështetësve të tij të hedhin armët dhe të largohen nga territori i Turqisë, duke ua transmetuar mesazhin përkatës përfaqësuesve të Partisë pro-kurde turke të Paqes dhe Drejtësisë, njofton ditën e enjte gazeta turke "Yeni Safak".

0Në mars Abdullah Oçalan u bëri thirrje kurdëve të ndalojnë luftimet për zhvillimin e bisedimeve paqësore me Ankaranë si dhe të kthehen në bazat e tyre në veri të Irakut. Ata, nga ana vet, kërkojnë nga autoritetet turke garantimin e paprekshmërisë në momentin e daljes nga territori turk, pasi Ankaraja dëshiron që kurdët fillimisht të dorëzojnë armët e veta.