Zëri i Rusisë Seanca e parë plenare e dy Dhomave të Parlamentit italian për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ka shumë mundësi, të mbahet më 18 prill, thuhet ditën e mërkurë në një deklaratë të Dhomës së Ulët të Parlamentit italian. Kryetarja e Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini, do të shpallë zyrtarisht në lidhje me këtë vetëm më 15 prill.

Giorgio Napolitano bëri zyrtarisht betimin e tij si Kryetar i shtetit të Italisë më 15 maj të vitit 2006. Mandati i tij presidencial 7-vjeçar përfundon më 15 maj.