Presidenti i Rusisë Vladimir Putin diskutoi në një bisedë telefonike me homologun e vet serb, Tomisllav Nikoliç, çështjet e energjetikës dhe financave, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

0"U diskutuan çështjet e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë këtu sektorët e energjetikës, financave dhe transportit. Gjatë bisedës u prekën edhe temat aktuale ndërkombëtare", - thuhet në deklaratën e shërbimit për shtyp të Kremlinit.