Zëri i Rusisë Eksporti i armatimeve nga Rusia në vitin 2012 u rrit me 12% duke kapur shumën mbi 15 miliardë dollarë, njoftoi në një takim të Komisionit për çështjet e bashkëpunimit tekniko-ushtarak Vladimir Putin. Tani, sipas fjalëve të tij, portofoli i porosive arriti vlerën 46.3 miliardë $. Ky është një nga treguesit më të mirë, theksoi Kryetari i shtetit.

0Sipas fjalëve të tij, mund të thuhet me siguri të plotë se Rusia mbetet një nga lideret e padiskutueshme në sferën e shitjes së armëve dhe pajisjeve të posaçme. "Ne kemi më shumë se një të katërtën e tregut botëror, pranë nesh qëndrojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një diferencë të vogël", - shtoi Vladimir Putin.