Kjo do të ndodhë në rast emergjence, nëse qeveria e Koresë së Veriut do të humbasë kontrollin ndaj ndërmarrjeve. Është përgatitur tashmë edhe plani i operacionit special për marrjen nën kontroll të objekteve bërthamore verikoreane.

Më parë Koreja e Veriut është kërcënuar se, në rast provokimi nga ana e Uashingtonit dhe Seulit, ajo do të shkatërrojë bazat ushtarake në Paqësor dhe Korenë e Jugut.