Shpikja u përket shkencëtarëve nga Siberia (Rusi). Pajisja është e aftë “të nuhasë" edhe një molekulë heksani apo tritoli në një distancë prej disa dhjetra metrash. Ajo funksionon në bazë të parimit të lidarit (radar optik). Rrezet e lazerit ultravjollcë skanojnë hapësirën (për shembull, hyrjen në aeroport), dhe nëse në rrugën e tyre ndodhet qoftë edhe një molekulë e substancës eksplozive, ajo fillon të ndriçojë fort. Ky rrezatim regjistrohet nga pajisja.

0Pajisja siberiane nuk ka analoge në botë. Analogët më të mirë izraelitë janë në gjendje të kapin avujt e eksplozivëve të ndodhur në një distancë prej 2-3 metrash, ndërsa zhvillimi rus e ka rrezen e veprimit plot 50 metra.