Zëri i Rusisë Rusia dhe Jemeni po shqyrtojnë çështjen që ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës për furnizimin e një partie fishekësh dhe municionesh artilerike, thuhet në materialet e përhapura me rastin e takimit të Kryeministrit të Rusisë, Dimitri Medvediev, dhe Presidentit të Jemenit Abd Rabbo Mansour Hadi.

0Përveç kësaj, vihet në dukje në dokument, në Jemen janë gjithashtu të interesuar edhe për blerjen e teknikës së blinduar ushtarake “BTR-80A”, të mjeteve të mbrojtjes kundërajrore, për modernizimin e teknikës aktuale “BTR-60PB” dhe “BRDM-2” në përbërje të ushtrisë së Jemenit, për restaurimin e helikopterëve luftarake dhe atyre të transportit, blerjen e modeleve të reja, shërbimin teknik të avionëve “MiG-29”, të furnizuar më parë, si dhe riparimin e aeroplanëve “Il-76” dhe “An-26”.