Irani po vazhdon të zbatojë programin e vet bërthamor pavarësisht nga kostoja fort e lartë e tij, thuhet në raportin e publikuar të mërkurën nga Fondi amerikan për paqen ndërkombëtare Carnegie.

Sipas llogaritjeve të ekspertëve, kostoja e programit bërthamor iranian mund të arrijë shumën "mbi 100 miliardë $".

"Ky program ka të bëjë me krenarinë (mendjemadhësinë) si tepër të madhe - edhe pse të rreme iraniane - dhe përkatësisht humbjeve të mëdha financiare thjesht ky vend do të bëhet një sy qorr e një vesh shurdh", - theksojnë autorët e raportit.

Pavarësisht faktit se Teherani deklaron se programi i tij bërthamor ka për qëllim, ndër të tjera, edhe prodhimin e energjisë, ekspertët besojnë se në realitet ky program bërthamor nuk i siguron pavarësinë energjetike vendit.