Zëri i Rusisë 44 vetë mbetën të vrarë si rezultat i sulmit të militantëve talebanë mbi godinën e gjykatës në qytetin Farah. Këto të dhëna u bënë të ditura nga Ministria e Punëve të Brendshme e vendit.

Midis viktimave 10 janë bashkëpunëtorë të forcave të sigurisë, ndërsa 34 të tjerët banorë lokalë. Më shumë se 90 persona kanë marrë plagë të ndryshme.

0Një grup prej 10 terroristësh detonoi një pajisje eksplozive dhe me pas hapi zjarr me armë mbi godinën e gjykatës. Midis talebanëve dhe forcave të sigurisë filloi një shkëmbim i ashpër zjarri.