Zëri i Rusisë Koreja e Jugut dhe SHBA-ja planifikojnë që në muajin prill t’u rikthehen negociatave për rishikimin e marrëveshjes bërthamore mes tyre, e cila ndalon Korenë e Jugut të zhvillojë veprimtarinë e pasurimit të uraniumit madje dhe për qëllime komerciale.

Çështja e bërjes së lëshimeve Koresë së Jugut në fushën bërthamore është një sfidë mjaft e vështirë sidomos në sfondin e acarimit të theksuar të marrëdhënieve ndërkoreane. Në veçanti, kjo mund të komplikojë seriozisht procesin e negociatave për denuklearizimin e Gadishullit Korean, i cili u bë veçanërisht i mprehtë pas deklaratës së fundit të Koresë së Veriut lidhur me planet për rifillimin e punimeve në objektin e pasurimit të uraniumit në Jonben.