Natën në të gdhirë të së mërkurës Forcat Ushtarake Ajrore izraelite sulmuan Rripin e Gazës për herë të parë që nga nëntori i kaluar, kur hyri në fuqi armëpushimi palestinezo-izraelit.

Para kësaj, militantët palestinezë lëshuan tri predha minahedhësesh ose raketa në drejtim të kufirit. Dy prej tyre ranë në Gaza, një në jug të Izraelit.

Predhat në fjalë nuk shkaktuan asnjë dëm. Edhe nga sulmi i avionëve izraelitë fatmirësisht nuk pati të lënduar.