Zëri i Rusisë Partnere e "Gazprom-it" në ndërtimin e degës së tretë të gazsjellësit "Nord Stream" ("Rryma Veriore"), i cili lidh Rusinë me Gjermaninë nëpër fundin e Detit Balltik, do të jetë kompania holandeze “Gasunie”.

Palët do të nënshkruajnë Memorandumin mbi synimet për pjesëmarrje në konsorciumin që ka për qëllim zgjerimin e gazsjellësit gjatë vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Holandë më 8 prill.

“Gasunie” zotëron tashmë aksione në dy degët e tubacionit të gazit "Nord Stream". Kompania në fjalë kontrollon 9% të aksioneve të konsorciumit Nord Stream, që menaxhon degën e parë të gazsjellësit dhe po ndërton të dytën tani (51% e aksioneve të strukturës i përkasin "Gazprom-it", në konsorcium përfshihen gjithashtu një kompani italiane, një franceze dhe një gjermane).