Zëri i Rusisë Aplikimet përkatëse i ka dorëzuar tashmë në Shërbimin Federal për Pronësinë Intelektuale (Rospatent) administata e Guvernatorit. Rajoni synon të formalizojë të drejtën e vet për përdorimin e markave tregtare të lidhura me rënien e meteoritit.

Më 15 shkurt të këtij viti në rajonin Çeljabinsk ra një meteorit. Nga vala goditëse e shpërthimit të tij u thyen xhamat në më shumë se 7.000 ndërtesave. U lënduan mbi 1.500 persona.

Pas ngjarjes së jashtëzakonshme në sipërfaqen e akullit, që ka mbuluar liqenin Çebarkul, u formuan gropa uji. Shkencëtarët mendojnë se në shtratin e këtij rezervuari uji ndodhet fragmenti më i madh i bolidit.