Zëri i Rusisë Boris Berezovskij, i cili më 23 mars u gjet i vdekur në banjën e shtëpisë së tij në Britaninë e Madhe, po bëhej gati të dëshmonte në Londër në lidhje me çështjen e vdekjes së ish-oficerit të Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandër Litvinenko, njoftoi ditën e mërkurë Nënkryetari i Komisionit të Dumës Shtetërore për sigurinë dhe antikorrupsionin, deputeti i Dumës Shtetërore të Rusisë nga fraksioni i Partisë Liberale Demokratike, Andrei Llugovoi.

0Pala britanike akuzon Andrei Llugovoi-n për përfshirje në vrasjen e të arratisurit në kohën e vet në Britaninë e Madhe - Aleksandër Litvinenko. Deputeti i hedh poshtë këto akuza, duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht.