BE-ja po fillon përgatitjen e forcave speciale dhe snajperëve për ushtrinë e Malisë, ku tashmë që prej gati tre muajsh po vazhdon operacioni për asgjësimin e grupeve militante ekstremiste.

Instruktorët europianë do të trajnojnë gjithashtu edhe efektivin e oficerëve të komandës ushtarake. Gjithsej do të trajnohen 3000 ushtarë të Malisë. Ata do të fitojnë përvojën e garantimit të ndërlidhjes në kushte lufte, do të kryejnë përgatitjen për përdorimin e armëve artilerike dhe do të marrin shprehitë e inxhinierisë ushtarake.