Kalimi i kufirit nga shtetasit e Republikës së Koresë, të cilët punojnë në kompleksin industrial ndërkorean në qytetin kufitar të Kaesong, i cili është shembulli i vetëm ekzistues i bashkëpunimit ekonomik të Veriut dhe Jugut, u vonua këtë mëngjes nga autoritetet e Koresë së Veriut. Arsyeja e vonesës është se pala e Koresë së Veriut nuk dha, si zakonisht, lejen për kalimin e kufirit në sektorin perëndimor.

Në Seul këtë ngjarje e lidhin me kërcënimet e fundit të Phenianit, për të mbyllur kompleksin industrial në Kaesong, si përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së në Gadishullin Korean.