Zëri i Rusisë Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel synon të prekë gjatë takimit me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili do të mbërrijë në Gjermani më 7 prill me një vizitë pune, temën e kontrolleve në masë në organizatat joqeveritare dhe fondacionet e ndryshme nga ana e organeve ruse të zbatimit të ligjit, njoftoi në Berlin Zëvendësi i Përfaqësuesit zyrtar të qeverisë së Gjermanisë, Georg Streiter.

0Ditën e dielë Presidenti rus dhe Kancelarja gjermane do të marrin pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së Panairit industrial në Hannover. Siç planifikohet, më 8 prill Vladimir Putin do të vizitojë pavijonet e këtij panairi. Rusia këtë vit merr pjesë në panair me statusin e nderuar të vendit partner.