Zëri i Rusisë Sipas rezultateve të vitit 2012, kompania ajrore ruse “Aeroflot” renditet në vendin e katërt midis kompanive më të mëdha ajrore të Evropës përkatësisht numrit disponues të avionëve. Rejtingu përkatës është botuar në edicionin e prillit të revistës “Airline Business”.

Vitin e kaluar kompania kryesore ajrore ruse plotësoi parkun e vet me 18 aeroplanë, nga të cilët 12 janë të prodhimit perëndimor.

0“Airline Business” vë në dukje, se për nga ritmet e rritjes së një indeksi të tillë, si kufiri i skajshëm i fluksit të pasagjerëve, i cili në aviacion është analog me kapacitetin prodhues të avionëve, “Aeroflot” zuri vendin e parë në Evropë duke e rritur atë me rreth 20%.