Ndër blerësit e fshatrave të braktisura, që në Spanjë sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës aktualisht rezultojnë mbi 3.000, 90% janë të huaj.

Mbi tendencën e re në tregun e pasurive të patundshme spanjolle njoftoi gazeta “El Mundo”: në muajt e fundit midis klientëve të firmave, të cilat merren me shitjen e fshatrave të braktisura, dominojnë britanikët, gjermanët, belgët dhe norvegjezët. Përqindja e vetë blerësve spanjollë që nga viti i kaluar ka rënë nga 50% në 10%.