Në Universitetin Shtetëror të Çeljabinskut mbërriti delegacioni i Agjencisë japoneze të kërkimeve aerokozmike. Delegacioni ka arritur tashmë të vizitojë liqenin e Çebarkulit dhe disa fshatra, ku ka shumë gjasa të ketë rënë shumica e fragmenteve të meteoritit.

Për të mbrojtur Tokën nga meteoritet në të ardhmen Japonia është duke realizuar projektin Hayabusa-2, në kuadër të të cilit drejt asteroideve do të lëshohen aparate kërkimore kozmike me qëllim të studimit të përbërjes së tyre.