SHBA-ja dislokoi shkatërruesin (destroyer) “Fitzgerald” në brigjet e Koresë së Jugut për të sprapsur sulmet e mundshme raketore nga Koreja e Veriut. Anija është e pajisur me kompleksin raketor zenith të mbrojtjes kundërajrore “Aegis”. Shkatërruesi mori pjesë në stërvitjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, por nuk u kthye në Japoni në vendin e zakonshëm të dislokimit.

Ky vendim u morr për shkak të kërcënimeve të Koresë së Veriut lidhur me goditjen e bazave ushtarake të SHBA-së në Azi. SHBA-ja në shenjë demonstrimi të gatishmërisë së lartë ushtarake, për të mbrojtur bazat e saj dhe aleatët aziatikë, përfshiu në manovrat ushtarake avionët bombardues strategjikë "B-52", "B-2" dhe "F-22", çka shkaktoi reagimin e theksuar negativ nga ana e Phenianit.