Rusia do të ketë edhe një tjetër domain cirilik. Kërkesa për krijimin e zonës ".рус" është miratuar tashmë nga korporata ICANN, e cila menaxhon shpërndarjen e domain-eve.

Përveç kësaj, në prill ICANN gjithashtu do të autorizojë krijimin e disa domain-eve kombëtare - ".москва", ".дети", ".онлайн" и ".сайт". Kjo çështje është diskutuar për gati një dekadë. Lansimi i zonës së re të domain-eve do të ketë një vlerë prej 2 milionë dollarësh.

Nga zonat jolatine ".рф" është më e famshmja, më me popullaritet. Në të janë regjistruar 800.000 emra.