Zëri i Rusisë Ditën e martë Ministër i ri i Financave të Qipros u bë Haris Georgiadis, njoftoi Zyra e Presidentit të vendit. Para kësaj Kreu i ri i Ministrisë së Financave mbante postin e Ministrit të Punës dhe Sigurisë Sociale.

Ditën e martë u bë gjithashtu e ditur se Qiproja do të marrë një kredi prej 10 miliardë eurosh për një afat 20 vjeçar me të drejtë zgjatje deri në 10 vjet me interes vjetor 2.5-2.7%. Ky vendimi u morr pasi qeveria e Qipros përfundoi bashkërendimin me misionin e "treshes" të memorandumit mbi ofrimin e ndihmës antikrizë.

Kësti i parë pritet të jepet në maj, pas të cilit fondet do të transferohen në Qipro çdo tre muaj deri në vitin 2016.