Zëri i Rusisë Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiadis, caktoi kolegjin gjyqësor për hetimin e shkaqeve të krizës financiare në vend.

Nicos Anastasiadis theksoi se nga personat përgjegjës u kryen një sërë gabimesh, të cilat çuan në lindjen e problemeve ekonomike dhe bankare në vend.

Përveç kësaj, Presidenti kërkoi të hetohet veprimtaria e tij personale dhe aktiviteti i anëtarëve të familjes së tij në lidhje me akuzat për përdorim të informacionit të paautorizuar dhe të privilegjuar (insider), i cili dyshohet ta ketë ndihmuar atë për nxjerrjen nga vendi të shumave të mëdha të parave para marrjes së vendimit në lidhje me aplikimin e taksës mbi depozitat.