Policia meksikane gjeti 9 trupa të copëtuar në një makinë me targë të shtetit amerikan të Texas-it në afërsi të qytetit të Ciudad Victoria.

Deri më tani nuk është arritur të bëhen të ditura identiteti dhe kombësia e të vdekurve. Krimi ka shumë të ngjarë të ketë lidhje me konfrontimin mes dy bandave kriminale të fuqishme në Meksikë, të cilat luftojnë për kontrollin e tregut të furnizimit me drogë të SHBA-së. Vetëm në dy muajt e fundit, si rezultat i konfrontimit të këtyre karteleve të drogës, në Ciudad Victoria janë vrarë më shumë se 100 persona.