Zëri i Rusisë Ditën e martë Parlamenti slloven miratoi pothuajse njëzëri pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, duke i dhënë fund në këtë mënyrë mosmarrëveshjes shumëvjeçare midis dy vendeve, njoftoi Kryeministrja e vendit, Alenka Bratushek.

Më herët, Sllovenia bllokoi negociatat e pranimit të Kroacisë në BE-në për shkak të një sërë çështjeve të diskutueshme. Një prej tyre ishte kapitali i kërkuar nga Zagrebi prej 700 milionë euro plus përqindjet e interesit, i cili i përkiste depozituesve kroatë në Bankën e Lubjanës gjatë kohës së ekzistencës së Jugosllavisë. Kroacia do të bashkohet me BE-në më 1 korrik të këtij viti, duke u bërë anëtarja e 28-të e tij.