Anija "Seastar" me 12 rusë në bord u ndodh në situatë emergjente në Detin e Japonisë, 60 kilometra në jug të Nahodkës, njoftoi të martën Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ). Rrezik kërcënues për jetën e ekuipazhit nuk ka.

Nga Vladivostoku për t'u ardhur në ndihmë marinarëve është nisur anija e shpëtimit "Lazurit". Ekipet e shpëtimit kanë vënë në gjendje gatishmërie edhe teknikën e aviacionit: një avion "An-74" dhe një helikopter "Mi-8" të Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme.