0Fjalë bëhet për macen unikale me emrin Luntia. Kjo është macja e vetme në botë me pesë veshë. Që kur ishte ende kotele atë e gjeti në rrugë Profesori i Universitetit Agronomik të qytetit rus Voronezh, Vladimir Obrrivkov, dhe filloi të kujdeset me shumë përkushtim për të.

Në çdo anë të dy veshëve të zakonshëm Luntia ka edhe dy veshë të tjerë më të vegjël, të pozicionuar kundruall atyre normalë në një kënd 180 gradë, si dhe një vesh fare të vogël anash. Përveç kësaj, siç tregoi ekzaminimi me X-ray, ajo nuk ka shtatë rruaza të qafës, ashtu siç duhet të jetë normalisht, por vetëm tre, dhe ato të ngjitura me njëra-tjetrën.

Por me këtë, ndoshta, dhe përfundojnë të gjitha çuditë e maces. Luntia është plotësisht e shëndetshme, mjaft aktive, çapkëne, me oreks të shkëlqyer dhe aftësi të pazakonta mentale. Ndërsa pak kohë më parë i zoti i saj vendosi të gjejë një dhëndër për Luntia-n me recesiv të ngjashëm të gjenit të shumë-veshëve dp.

Siç tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" zoologu rus Dimitri Isonkin, ideja e marrjes së pasardhësve nga kjo mace është plotësisht reale:

- Në kohën e vet, në një mënyrë të ngjashme, u riprodhua raca e Sfinksit kanadez. Për arritjen e këtij qëllimi u nevojit kryqëzimi i dy maceve me recesiv të gjenit “Hairless”, ndërsa më tej, pas përzgjedhjes së këlyshëve të përftuar nga ky kryqëzim, që lindën "lakuriq", u realizua përsëritja e procedurës. Pikërisht një metodë e tillë mund të aplikohet edhe për riprodhimin e maceve të racës me shumë veshë. Tjetër problem është ai - përse duhet bërë kjo? Kryqëzimi i kafshëve me lidhje të gjaku përkeqëson shëndetin e tyre dhe rezistencën ndaj sëmundjeve.

Zoologu tërheq vemendjen ndaj faktit, se shumë raca të maceve të riprodhuara në mënyrë artificiale, përveç të tjerash, kanë edhe një pamje disi të çuditshme:

- Shikoni kotelen e maces së racës Sfinks. Ajo ngjason shumë me një kryqëzim të një maceje pa qime dhe një qeni të racës Breed Bassotto. Nëse do të shikoni fotot e tyre në Internet, një pamje e tillë nuk do t’ju shlyhet kurrë nga kujtesa.

Njeriut i leverdis kjo punë. Ai nxjerr në dritë një racë e re, fiton para nga shitja e këtyre kafshëve dhe nderohet me çmime në ekspozita. Dhe askush nuk e vret mendjen se si do të jetojnë këto kafshë të ngrata me anomali të tilla, që vijnë vetëm duke u intensifikuar nga brezi në brez? Për këtë mendojnë në radhë të fundit. Unë i përmbahem mendimit se një gjë e tillë nuk është aspak humane. Ne duhet të përpiqemi të riprodhojmë kafshë të shëndetshme dhe jo të shtojmë mutantë diversë.

0Por sido që të jetë, i zoti i Luntia-s ka ndërmend t’i kërkojë me çdo kusht kandidatin për çiftëzim kanakares së vet. Dhe “dhëndërri” i përshtatshëm është gjetur tashmë. Ai është maçoku me katër veshë me emrin Lluntik nga qyteti Rostov mbi Don. E zonja e tij e ka kryqëzuar dy herë kafshën e vet të dashur me mace të zakonshme, por gjeni i shumëveshëve nuk është shfaqur tek kotelet e lindura. Ndërsa propabiliteti i marrjes së koteleve me katër apo pesë veshë nga çiftëzimi i prindërve me gjenin recesiv dp është shumë i lartë.