Moska është e mendimit se ka ende shans për të filluar negociatat për programin bërthamor me Korenë e Veriut, deklaroi Ambasadori i  detyrave të posaçme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Grigori Logvinov.

"Ne nuk mund ta humbasim në asnjë mënyrë shansin për të rifilluar bisedimet 6-palëshe për çështjen bërthamore të Gadishullit Korean", - u tha ai gazetarëve të martën.

Pak kohë më parë, në sfondin e acarimit të mprehtë të marrëdhënieve të Phenianit me Korenë e Jugut dhe SHBA-në, Drejtoria qendrore e energjisë bërthamore e Koresë së Veriut shpalli synimin e saj lidhur me rifillimin e punës në reaktorin bërthamor në Jonben.