Moska nuk mendon se në situatën aktuale Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut do të kalojnë në fazën e shpërthimit të veprimeve luftarake, por mundësia e lindjes së konflikteve lokale nuk përjashtohet megjithatë, deklaroi ditën e martë për gazetarët Ambasadori për detyrat e veçanta i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Grigori Logvinov.

"E rëndësishme është që lufta e nervave të mos përshkallëzojë në një luftë të nxehtë", - tha diplomati rus.