E dëshpëruar nga dështimi i përpjekjes për të hequr qafe minjtë me ndihmën e helmeve dhe çarqeve, udhëheqja e metrosë së Nju Jorkut vendosi t’i sterilizojë ata me kimikate të veçanta.

Kompania e Arizonës “SenesTech” zhvilloi në bazë të grantit prej 1.1 milionë $ mjetin, i cili përmban një substancë që shkakton efektin e ngjashëm me dukurinë e menopauzës tek femrat.

Sipas idesë së krijuesve të helmit kundër riprodhimit, pjelloria e minjve femra që e hanë atë do të përgjysmohet me lindjen e ardhshme, ndërkohë që gjatë lindjes së dyte në dritë do të dalin vetëm 2 ose 3 miushë, ndërsa më pas brejtësi femër nuk do të jetë më në gjendje të lindë pasardhës.