Zëri i Rusisë Presidenti i Autonomisë Kombëtare të Palestinës, Mahmoud Abbas, akuzoi qeverinë e Izraelit për vdekjen e të burgosurit palestinez Meisora Abu Hamdia në një nga burgjet izraelite.

Ish zyrtari i lartë i forcave të sigurisë palestineze, 64-vjeçari Meisora Abu Hamdi, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2002, ditën e martë ndërroi jetë në spitalin e burgut izraelit nga kanceri i fytit.

Më herët, autoritetet e Izraelit nuk pranuan ta lirojnë Meisora Abu Hamdi për trajtimin mjekësor të kancerit të diagnostikuar më pak se një vit më parë.