Koreja e Veriut planifikon të rivërë në shfrytëzim reaktorin në qendrën bërthamore Jonben, puna e të cilit u ndal në vitin 2007, njoftoi të martën Agjencia Qendrore Telegrafike e Koresë.

Koreja e Veriut e shpalli veten fuqi bërthamore në vitin 2005. Në vitet 2006, 2009 dhe 2012 ajo kreu teste bërthamore nëntokësore që shkaktuan protesta të fuqishme nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar disa rezoluta, duke kërkuar të arrijë me këtë që Koreja e Veriut të pezullojë aktivitetet e veta bërthamore.