Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, ka paralajmëruar trupat e tij të mos hapin zjarr të parët mbi Korenë e Jugut, njoftoi të martën kanali televiziv i qytetit kinez të Shenzhen, duke cituar mediat e Koresë së Jugut.

"Komandanti Suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, u dha urdhër sekret trupave në vijën e parë të frontit që në asnjë rast të mos hapin zjarr të parët, për të mos i dhënë shkas Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara për ndërmarrjen e "një sulmi hakmarrës", - thuhet në njoftimin e kanalit televiziv.

Pak më parë është njoftuar se kohët e fundit Kim Jong-Yun ka kryer një sërë vizitash në njësitë ushtarake në kufirin me Korenë e Jugut.