Zoti Tony Hall u emërua në këtë post në nëntor të vitit 2012, menjëherë pas dorëheqjes së George Entwistle.

Para kësaj detyre Tony Hall ka qenë Kryetar i Bordit Drejtues të Royal Opera House në Covent Garden.

Përveç kësaj, ai për 28 vjet me radhë ka punuar në BBC dhe nga viti 1996-2001 ka kryesuar departamentin e lajmeve.

Shkak i dorëheqjes së Entwistle, i cili punoi si Drejtor i përgjithshëm i BBC vetëm 54 ditë, ishte skandali që plasi rreth prezantuesit të BBC, Jimmy Savile, i cili është dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve pas vdekjes.