Natën e kaluar dhjetra militantë sulmuan një stacion elektrik në veriperëndim të Pakistanit. Si pasojë e sulmit u vranë 7 persona dhe u dëmtuan pajisjet e centralit elektrik, çka çoi në ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona.

Sulmi i militantëve ndodhi në afërsi të qytetit të Peshawar-it në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, ku veprojnë islamistët e “Al-Qaeda” dhe talebanët.