Zëri i Rusisë Statujave të lashta të perëndive Mars dhe Afërdita, të cilat ruheshin në rezidencën e Silvio Berlusconit, u kanë humbur përkatësisht pjesët e penisit dhe duarve, të realizuara me porosi nga ish-Kryeministri.

Statujat e Marsit dhe Afërditës, të cilat së bashku formojnë një kompozicion skulpturor unik, datojnë që në vitin 175 pas Krishtit. Ato u gjetën në vitin 1918, ndërkohë që u mungonin disa pjesë të trupit.

Në vitin 2010 Muzeu Kombëtar, ku ruheshin statujat në fjalë, dha lejen që ato të vendoseshin në afërsi të rezidencës së Berluskonit. Asokohe ish-Kryeministri italian kërkoi që statujës së Marsit t’i "rikthehej" penisi, ndërsa statujës së Afërditës duart.

Statujat u kthyen në muze në vitin 2012, ku u vendos që atyre t’u rikthehej pamja fillestare.