Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka përgatitur një plan veprimi për "frenimin aktiv" të Koresë së Veriut. Sipas këtij plani, Seuli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Koresë së Veriut nëse do të duken shenja evidente të asaj, se Pheniani përbën rrezik kërcënues real për sigurinë e Jugut.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Kwan-jin, deklaroi se Seuli do të jetë i përgatitur për "neutralizimin e shpejtë të kërcënimeve të sulmeve bërthamore dhe sulmeve raketore nga ana e Koresë së Veriut".

0Më herët është njoftuar se Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye, deklaroi sot se në rast provokimi nga ana e Koresë së Veriut përgjigja e Seulit do të jetë e rëndë dhe e shpejtë, ndërsa pasojat politike të kësaj përgjigjejeje nuk do të merren parasysh